Kriza, dëmtohet besueshmëria e SHBA-vë në botë

0


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama  është shprehur se për shkak të krizës lidhur me arritjen e marrëveshjes ndërmjet republikanëve dhe demokratëve, është dëmtuar kredibiliteti i Amerikës në botë.

“Me gjasë asgjë nuk ka bërë më shumë dëm për kredibilitetin e Amerikës në botë dhe për pozitën tonë me vendet e tjera, se sa ky spektakël që e kemi parë gjatë këtyre disa javëve. Kjo i ka inkurajuar armiqtë tanë, i ka trimëruar konkurrentët tanë, si dhe u ka shkaktuar depresion miqve tanë, që nga ne kërkojnë udhëheqje të fuqishme”, tha Obama në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Rel.
Sipas tij, politikanët në Ëashington duhet ta ndryshojnë sjelljen e tyre.

Këto komente presidenti amerikan Obama i bëri pasi nënshkroi ligjin për evitimin e falimentimit financiar dhe hapjen e qeverisë, e cila për 16 ditë ishte pjesërisht e mbyllur.
Ai i ka kritikuar republikanët për shkak se e kishin bërë qeverinë “jofunksionale”.
Megjithatë, Obama ka theksuar se “këtu nuk ka fitues”, por se “gjatë disa javëve të fundit është shkaktuar krejtësisht dëm i panevojshëm në ekonominë amerikane”.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here