Krimi në familje, Halimi: “Të instalohet sistemi i monitorimit elektronik”

Ministri Drejtësisë përmes rritit social “Facebook”  shprehu shqetësimin e tij rreth situatës kriminale në vend. Halimi u rikujtoi në lidhje me paketën penale më të ashpër të vendosur disa javë më parë. Sipas tij është e rëndësishme ndëshkimi për një kohë të gjatë i të gjithë atyre që rrënojnë jetët e të tjerëve, atyre që

Ministri Drejtësisë përmes rritit social “Facebook”  shprehu shqetësimin e tij rreth situatës kriminale në vend. Halimi u rikujtoi në lidhje me paketën penale më të ashpër të vendosur disa javë më parë. Sipas tij është e rëndësishme ndëshkimi për një kohë të gjatë i të gjithë atyre që rrënojnë jetët e të tjerëve, atyre që vrasin gratë e tyre dhe që lënë fëmijët jetim dhe që u shkaktojnë dhimbje pafund të afërmve të viktimave.

“Pavarësisht se autorët nuk duhet të paragjykohen, kur krimi është i rëndë, dënimi i vetëm i imagjinueshëm është një dënim i gjatë me burgim. Kjo është çka viktimat dhe shoqëria meritojnë.Ne si shoqëri duam të sigurohemi se ai që kryen një krim të tillë do të marrë një dënim të ashpër jo sipas zgjidhjes së gjykatësit, as lehtësive për çmenduri të avokatit apo prokurorit por sipas një dënimi të ashpër dhe proporcional me krimin që ka kryer. Sepse kështu duhet të jetë një drejtësi efektive, e ashpër po aq sa krimi që kryhet” thekson Halimi.

Ministri shtoi se nuk duhet që krimi të kryhet dhe më pas të dënohet autori. Sipas tij për sistemin e drejtësisë është e rëndësishme instalimi i sistemit të monitorimit elektronik , pasi përdorimi i tij garanton që të gjithë ata që marrin urdhër mbrojtje të mos u afrohet asnjë dhunues në distancë të largët.

“Jam i bindur se kjo masë do të parandalojë kryerjen e krimit. Është e papranueshme që gjykatësit të japin urdhëra mbrojtje për viktimat duke i lënë në një banesë me agresorin” thekson Halimi ndërsa ka kërkuar edhe hetimin e të gjitha krimeve të ndodhura ditët e fundit

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar