Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Krimet më makabre të Luftës së Kosovës

Krimet më makabre të Luftës së Kosovës

0 Komentet 🕔29.07.2013 - 12:08

Hetuesi i OKB-së për krime të luftës, Dennis Milner ka bërë publike një listë të gjatë me emrat e kriminelëve të luftës së Kosovës. Në këtë listë gjenden emrat e ushtarakëve apo personave të armatosur të cilët  kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve të rënda si masakrimi, pushkatimi, therje të popullsisë civile dhe dhunimin e femrave.

Lista është ndërtuar sipas rasteve shumica e të cilave është shqyrtuar nga hetuesia ndërkombëtare OKB.

Dennis Milner thotë se  puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet ”thuajse tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte, kryetarit jugosllav Sllobodan Millosheviq”.

Disa nga rastet me rëndësi të lartë ndërkombëtare dhe që paraqesin interes për zbardhje të plotë janë:

Rasti: Reçaku

Sipas dëshmitarëve që i mbijetuan krimit, në vrasjen e bashkëfshatarëve të tyre (përveç njësive militare dhe paramilitare serbe) morën pjesë edhe serbët lokalë, që punonin në postë, në kuvendin komunal të Shtimes.
Më 10 qershor 2005 Lëvizja KAN tani Lëvizja ‘’Vetëvendosje ‘’, së bashku me familjarët e Reçakut , përmes një çarçafi (të vendosur përpara selisë së UNMIK-ut) kanë publikuar disa emra të kriminelëve serbë që morën pjesë në masakrën e Reçakut.

Rasti: Krusha e Vogël

Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet: Në Skënderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj (në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16 vjeçare).

Të gjithë kriminelët e këtij rasti janë  nga fshati Cërkolez; Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica; Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe Sllobodan Petkoviq nga Zhakova.

Rasti i Formacioneve Drenicë

Në tetor 1999 në fshatin Sankoc të Drenicës, gjatë pastrimit të terrenit nga njësiti i TMK-së, së Batalionit I-rë ‘’Ymer Alushani’’ të Brigadës121,  ‘’Kumanova“, në njërën nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, është gjetur një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë. Aty janë gjetur edhe numra të telefonave dhe fotografi të ndryshme si dhe ditarë që këta kriminelë kanë mbajtur gjatë luftës në Kosovë

Rasti: Qyshk, Pavlan dhe Zahaq

Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe.

Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm.
Formacioni “Frenki”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq – “Frenki”, ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke”(Beretat e kuqe).

Rasti: Kishnicë

Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë (afër Prishtinës), në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra barbarësh serbë.

Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare nëpër shumë pjesë të Kosovës.

Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre,rezultonë se këta barbarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlija. Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë.Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga thikat e këtyre kriminelëve.

Rasti: ”Toga e tmerrit”

Më 2 dhjetor 1999, janë gjetur disa dokumente në Samakovë,Viti, Goshicë, Kabash, Binçë, Kllokot, Zhiti etj., në të cilat dëshmohet se paramilitarët serbë, në këtë rajon kanë vepruar me emrin ”TOGA E TMERRIT”. Kjo togë është formuar më 19 maj 1999 dhe për një kohë të shkurtër ka vrarë e masakruar 22 civilë pleq, plaka, fëmijë, gra dhe burra që i zunë nëpër shtëpitë e tyre.

Rasti: Fushë Kosovë

Kriminelë  të angazhuar në pastrime etnike në hapësirën e Fushë Kosovës.

 Rasti: Llukar, Makoc Grashtice

Gjatë 15-24 prillit 1999, nga kolona e qytetarëve që po shkonin në Prishtinë pas ofensives serbe në Marec, në fshatrat Llukar, Grashticë dhe Makoc u vranë disa qindra banorë. Shumica prej tyre u ekzekutuan në prani të familjes.

/ Elta Liksenaj /

 

 

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr