Obama shtron iftar për besimtarët muslimanë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara,  Barak Obama, ka shtruar mbrëmë një iftar në Shtëpinë e Bardhë për amerikanët muslimanë ndërmarrës, inovues teknologjikë dhe pionierë të mjekësisë. Obama tha se Ramazani është kohë e reflektimit dhe rast për të demonstruar besnikërinë ndaj Zotit, nëpërmjet lutjes dhe agjërimit. Ai theksoi se muaji i Ramazanit është gjithashtu kohë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara,  Barak Obama, ka shtruar mbrëmë një iftar në Shtëpinë e Bardhë për amerikanët muslimanë ndërmarrës, inovues teknologjikë dhe pionierë të mjekësisë.

Obama tha se Ramazani është kohë e reflektimit dhe rast për të demonstruar besnikërinë ndaj Zotit, nëpërmjet lutjes dhe agjërimit. Ai theksoi se muaji i Ramazanit është gjithashtu kohë për familjen dhe miqtë që të bashkohen.

Presidenti Obama theksoi se iftari në Shtëpinë e Bardhë është pjesë e traditës së shënimit të ditëve të shenjta të feve të ndryshme dhe diversitetit që  përcakton lirinë fetare në Shtetet e Bashkuara. Ky ishte iftari i pestë në Shtëpinë e Bardhë, mikpritës i të cilit ishte Presidenti Barak Obama.

/Shkëndije Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar