Kreu i ri i PD-së, përcaktohen vendvotimet për zgjedhjet e 22 korrikut

Kreu i ri i PD-së, përcaktohen vendvotimet për zgjedhjet e 22 korrikut

Partia Demokratike me anë të një njoftimi për mediat për proçesin e zgjedhjes së kryetarit të saj, ka bërë të ditur se janë përcaktuar të gjithë vendvotimet për zgjedhjet qe do të zhvillohen me  datë 22 Korrik. Në njoftimin e Partisë Demokratike thuhet se, “Zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë bëhen më datë

Partia Demokratike me anë të një njoftimi për mediat për proçesin e zgjedhjes së kryetarit të saj, ka bërë të ditur se janë përcaktuar të gjithë vendvotimet për zgjedhjet qe do të zhvillohen me  datë 22 Korrik.

Në njoftimin e Partisë Demokratike thuhet se, “Zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë bëhen më datë 22 Korrik, ditën e Hënë, nga ora 08.00 deri në orën 19.00.Vendvotimet janë përcaktuar dhe  anëtarësia informohet pranë çdo dege të Partisë Demokratike në rrethe , apo çdo grup-seksioni në Tiranë.Këshilli Kombëtar dhe Deputetët me banim në Tiranë, votojnë në qendrën e votimit, në selinë e Partisë Demokratike.Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale”.

Ndërkohë në  garë për postin e kryetarit  të ri të demokratëve janë kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha dhe Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. Ata prej ditësh kanë nisur një fushatë intensive në gjithë vendin për prezantimin e platformave të tyre për drejtimin e ri të partisë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar