Kreu i ri i PD, në mesditë mblidhet kryesia

Kreu i ri i PD, në mesditë mblidhet kryesia

Partia Demokratike, mbyll sot afatin e dorëzimimit të kandidaturave për postin e kryetarit, pas dorëheqjes të Sali Berishës. Deri tani vetëm dy politikanë të rëndësishëm të PD-së kanë dorëzuar kërkesat për kandidim. I pari ministri aktual i punëve publike, Sokol Olldashi dhe më pas kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha. Olldashi dhe Basha, dorëzuan

Partia Demokratike, mbyll sot afatin e dorëzimimit të kandidaturave për postin e kryetarit, pas dorëheqjes të Sali Berishës. Deri tani vetëm dy politikanë të rëndësishëm të PD-së kanë dorëzuar kërkesat për kandidim. I pari ministri aktual i punëve publike, Sokol Olldashi dhe më pas kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha.

Olldashi dhe Basha, dorëzuan projektet e tyre dhe kërkesën për kandidim dhe mbajtën nga një deklaratë për shtyp, ku theksuan njëlloj nevojën për një fillim të ri në PD, që ajo të kthehet me dinjitet në pushtet, krenare për qeverisjen e deritanishme dhe ndihmesën e shquar që ka dhënë kryetari i saj Sali Berisha.

Deputetët Olldashi dhe Basha shënuan karriera të shpejta partiake e shtetërore në dy mandatet qeverisëse të PD, duke spikatur si dy prej figurave më besnike të kryeministrit Berisha dhe më të mbështeturat prej tij.

Ndërkohë mësohet se sot  në orën 13:00 mblidhet kryesia e PD-së e cila do të shqyrtojë kandidaturat si dhe do të përcaktojë datën dhe procedurat e votimit të kreut të ri.

Kryetari i ri i PD-së do të zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë, proces që shndërrohet për herë të parë si një sfidë për të shfaqur demokracinë e brendshme të kësaj partie.

 /Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar