Kreu i Preshevës falenderon Kosovën e Shqipërinë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa,falenderoi qeverinë shqiptare dhe atë kosovare për fondin e dhënë në ndihmë të maternitetit të Luginës së Preshevës. “Edhe pse ky fond ështe simbolik, shpreh një moment interesimi për ne nga ana e dy qeverive”, tha Mustafa. Ai vlerësoi si të rëndësishëm hapjen e një fondi për shqiptarët e

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa,falenderoi qeverinë shqiptare dhe atë kosovare për fondin e dhënë në ndihmë të maternitetit të Luginës së Preshevës.

“Edhe pse ky fond ështe simbolik, shpreh një moment interesimi për ne nga ana e dy qeverive”, tha Mustafa.

Ai vlerësoi si të rëndësishëm hapjen e një fondi për shqiptarët e Preshevës dhe theksoi se nuk është asnjëherë vonë për diçka të tillë.

“ U bënë vite që një nismë e tillë mungonte, tha Mustafa, para 10-20 vjetësh kjo ishte diçka e pamundur.”

Sipas tij, është me rëndësi që të dy qeveritë shqiptare e kuptuan se zgjidhja e problemit të Luginës së Preshevës kërkon një angazhim afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar