Kreu i PD, në garë Basha e Olldashi

Kreu i PD, në garë Basha e Olldashi

Kandidatët në garën për kryetar të Partisë Demokratike pritet të jenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe ministri i Punëve Publike në detyrë, Sokol Olldashi. Kanë mbetur edhe tri ditë nga mbyllja e procesit të pranimit të kandidaturave, bëhet më e qartë mes kujt do të diskutohet posti që ka lënë bosh kryetari

Kandidatët në garën për kryetar të Partisë Demokratike pritet të jenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe ministri i Punëve Publike në detyrë, Sokol Olldashi. Kanë mbetur edhe tri ditë nga mbyllja e procesit të pranimit të kandidaturave, bëhet më e qartë mes kujt do të diskutohet posti që ka lënë bosh kryetari i sapodorëhequr, Sali Berisha.

Burime zyrtare nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se ministri i Mbrojtjes në detyrë, një nga themeluesit e kësaj partie, Arben Imami, nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar, ndërkohë që nuk dihet dhe se cili do të jetë pozicioni i ish-kryetarit të PD-së, Eduard Selami.

Selami  ende nuk është shprehur publikisht se çfarë qëndrimi do të mbajë, por javën e fundit ai ka qenë një nga njerëzit e paktë që Kryeministri Sali Berisha ka thirrur në zyrën e tij. Ditën kur Berisha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, Selami u thirr në dhe 24 orë më vonë ai u takua me Kryeministrin në selinë e qeverisë, pak minuta përpara se të zhvillohej mbledhja e radhës e Ekzekutivit.

Ndërsa, pak ditë më parë nga gara për kryetar partie u tërhoqën edhe nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli dhe sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode. Në këto kushte, për momentin emrat më të mundshëm të garës për kryetarin e Partisë Demokratike janë Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi.

/Erilda Sulika/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar