Kreu i KMSH: Polemikat për xhaminë, tendencë islamofobie

Kreu i KMSH: Polemikat për xhaminë, tendencë islamofobie

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça jep opinionin e tij në lidhje me futjen e lëndëve fetare në kurrikulat arsimore, raportin e të rinjve me fenë, fondamentalizmi islamik dhe polemikat mbi Xhaminë e Madhe. Gjatë një interviste ai pohon se në shumë reagime vihet re një tendencë islamofobie që nuk lë aspak shije të mirë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça jep opinionin e tij në lidhje me futjen e lëndëve fetare në kurrikulat arsimore, raportin e të rinjve me fenë, fondamentalizmi islamik dhe polemikat mbi Xhaminë e Madhe.

Gjatë një interviste ai pohon se në shumë reagime vihet re një tendencë islamofobie që nuk lë aspak shije të mirë.
“Islami është fe e paqes, sigurisë dhe mirëqenies. Islami ka deklaruar gjithmonë se njerëzit gëzojnë respekt pa iu nënshtruar diskriminimit socialpolitik, materialo-shpirtëror, kulturoro-racial dhe të çfarëdo lloji tjetër, dhe i ka nderuar ata me një status të tillë mbi të gjitha krijesat.

”Kurani deklaron: E drejta për të jetuar, liria e praktikimit të fesë, gjuhës, ligjit, kulturës, veshjeve dhe tolerancës, e treguar ndaj jomyslimanëve, buron natyrshëm nga Islami. Kjo është ajo që përfaqëson feja islame. Nëse dikush ka prirje jashtë kësaj kornize dhe madje pretendon se me këtë veprim përfaqëson Islamin, kjo është për shkak të paditurisë ose interesave personale, që mund të jenë çfarëdolloj. Kurani është i qartë, Tradita Profetike është e qartë dhe të gjithë njerëzit sot kanë mundësi të informohen rreth tyre…” shprehet kreu i KMSH-së.

/Pamela Kulla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar