Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Krerët e BE-së analizojnë zgjedhjet evropiane

Krerët e BE-së analizojnë zgjedhjet evropiane

0 Komentet 🕔27.05.2014 - 11:09

Presidentët dhe kryeministrat e Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në mbrëmje në Bruksel për një sintezë kushtuar veçanërisht një analize të zgjedhjeve evropiane, karakterizuar nga mosbesimi apo refuzimi, veçanërisht në Francë ku ekstremi i djathtë është bërë forca e parë në vend.

Presidenti francez, François Hollande i kërkoi dje Bashkimit Evropian të tërhiqej atje ku nuk ishte i nevojshëm, për të qenë efikas, pas një rritjeje historike të eurofobëve në zgjedhjet evropiane. “Evropa është bërë e paperceptueshme, për këtë jam koshient, largpamës dhe mbi të gjitha e pakuptueshme, madje edhe për shtetet”, theksoi Hollande.
Duke nënvizuar se kjo nuk mund të zgjasë dhe se BE duhet të jetë e thjeshtë, e qartë për të qenë efikase, ai i kërkoi asaj të tërhiqet atje ku nuk është e nevojshme, pa dhënë më shumë detaje.
Triumfi të dielën i Frontit Kombëtar në Francë, që u rendit në krye me një rezultat historik prej 25,4 për qind të votave, përjetuar si një tërmet politik, ka simbolizuar rritjen e ndjeshme të ekstremit të djathtë dhe eurofobëve në BE, edhe pse e djathta konservatore ruan një numër të madh të të zgjedhurve në Parlament.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka konfirmuar se përgjigja më e mirë e kësaj rritjeje të eurofobëve ishte një politikë në mbështetje të punësimit. “Është për të ardhur keq, por tashmë duhet të reagojmë për të rifituar këta zgjedhës”, konfirmoi Merkel pas fitores të partisë së saj në zgjedhjet e së dielës.
“Një politikë më kompetitive për rritjen ekonomike dhe punësimin është përgjigja më e mirë për të pakënaqurit”, shtoi ajo.

Mbi Komisionin e ardhshëm Evropian, Merkel nuk është angazhuar të mbështesë Jean-Claude Juncker, kandidatin e Partisë Popullore Evropiane (qendra e djathtë), renditur në krye.
“Diskutimet do të jenë të nevojshme për emërimin e një presidenti të ri të Komisionit Evropian”, theksoi kancelarja.

Pas zgjedhjeve të refuzuara nga më shumë se një zgjedhës në dy, Parlamenti Evropian është më shumë se kurrë i ndarë.
Partitë e mëdha pro-evropiane mbeten gjerësisht maxhoritare, por ata kanë humbur terren.  Grupi i parë në raport të të zgjedhurve, PPE, që përfshin partitë Kristian-Demokrate, ka marrë 213 vende, rreth 60 më pak se në asamblenë në largim.
Me 190 vende, socialistët dhe social-demokratët kanë humbur gjashtë vende, veçanërisht për shkak të dështimit të socialistëve francezë dhe spanjollë dhe e shmangën fundosjen vetëm në sajë të rezultateve të mira të Partisë Demokrate të Matteo Renzit në Itali.
Partitë e tjera pro-evropiane kanë regjistruar gjithashtu rënie. Liberalët me 64 vende humbin 19 vende, të Gjelbërit 53 vende, por kanë humbur katër deputetë.
E majta radikale, e cila luajti lojën me rinovimin e institucioneve duke paraqitur një kandidat për presidencën e Komisionit, përmirësoi lehtësisht praninë në Parlament, në sajë të suksesit të Sirizas në Greqi dhe fitoi shtatë të zgjedhur me 42 vende.
Partitë pro-evropiane kanë një shumicë prej 520 vendesh nga 751, por janë të detyruara të bien dakord për të qeverisur.

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E hënë E martë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on February 18, 2018
Chance of Shiu!
16°/7°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on February 19, 2018
Shiu!
13°/8°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on February 20, 2018
Shiu!
13°/7°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Bore! at 7:00 PM CET on February 18, 2018
Bore!
3°/-2°
It is forcast to be Bore! at 7:00 PM CET on February 19, 2018
Bore!
2°/-2°
It is forcast to be Bore! at 7:00 PM CET on February 20, 2018
Bore!
2°/-1°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on February 18, 2018
Chance of Shiu!
10°/3°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on February 19, 2018
Shiu!
8°/3°
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on February 20, 2018
Chance of Shiu!
7°/3°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr