Kreditë e këqija arrijnë në 23.7 %

Kreditë e këqija arrijnë në 23.7 %

Në raportin e Shoqatës Shqiptare të bankave për tremujorin e parë të këtij viti shqetësim kyç është rritja e kredive të këqija në nivelin 23.7 për qind, e cila ka çuar në uljen e fitimit  të bankave. Ndërkaq, pozitiv është fakti se sistemi bankar mbetet i mirëkapitalizuar, por vihet re një ngadalësim në rritjen e

Në raportin e Shoqatës Shqiptare të bankave për tremujorin e parë të këtij viti shqetësim kyç është rritja e kredive të këqija në nivelin 23.7 për qind, e cila ka çuar në uljen e fitimit  të bankave.

Ndërkaq, pozitiv është fakti se sistemi bankar mbetet i mirëkapitalizuar, por vihet re një ngadalësim në rritjen e depozitave dhe uljes së interesit për to. Të dhënat e Shoqatës tregojnë se stoku i depozitave është rritur me 0.5 për qind krahasuar me 1.5 për qind që ishte një vit më parë.

“Depozitat u rritën me 0.7 për qind në krahasim me një rritje prej 3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2012 , ndërsa depozitat e bizneseve vazhdojnë të paraqiten në rënie. Ritmet më të ulëta të rritjes së depozitave kanë shoqëruar uljen e normave të interesave të depozitave të sistemit bankar, në përgjigje të transmetimit të sinjaleve të politikës monetare” thuhet në përmbledhjen e Shoqatës për tremujorin e parë.

Teprica e kredisë për sektorin privat ishte 0.32 për qind më e lartë në fund të muajit mars të 2013-s krahasuar me një vit më parë. “Kredia e re për bizneset është përdorur në pjesën më të madhe për financim likuiditeti afatshkurtër ( rreth 66 për qind)dhe më pak për investime, si rrjedhim i kërkesës më të ulët për financim investimesh nga bizneset” , thekson më tej Shoqata e Bankave.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar