Krasniqi uron Koacinë

Krasniqi uron Koacinë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka uruar sot kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Josip Leko, me rastin e antarsimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian. Në letrën e tij përshëndetëse  Krasniqi shkruan: “Në emër të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin tim personal, me rastin e hyrjes së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka uruar sot kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Josip Leko, me rastin e antarsimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian.

Në letrën e tij përshëndetëse  Krasniqi shkruan: “Në emër të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin tim personal, me rastin e hyrjes së Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian, kam kënaqësinë dhe nderin e madh t’ju shpreh urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta ju dhe tërë popullit të Republikës së Kroacisë.”

“Kjo ditë e shënuar për Kroacinë, më jep rastin, t’ju siguroj për angazhimin tim dhe të Kuvendit të Kosovës për të vazhduar thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera dhe të partneritetit strategjik midis shteteve tona, nëpërmjet bashkëpunimit të frytshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët:” tha ai.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar