Krasniqi: Partizani, “trampolinë” për në Evropë

0

Mbrojtësi nga Prishtina, Besnik Krasniqi synon që nëpërmjet Partizanit të Tiranës të depërtojë në stadiumet e mëdha të Evropës.

Ish-futbollisti i Prishtinës, gjatë kësaj vere është transferuar tek Partizani, bashkë me tre lojtarët e tjerë, Labinot Ibrahimin, Behar Maliqin dhe Mentor Mazrekajn, të cilët kërkojnë shumë nga vetja dhe nga Partizani.

Krasniqi ka shfaqur formë të mirë në ndeshjet prove që klubi i Partizanit ka bërë në prag të fillimit të sezonit të ri. Ndër të tjera ai tha për KosovaPress, se është i përgatitur mjaftueshëm për sfidat që ka përpara me Partizanin. Ky klub është “aventura” e tij e parë jashtë Kosovës.

“Jam përshtatur mjaft mirë dhe besoj se me kalimin e kohës do të përshtatem edhe me mirë tek Partizani. Ambiciet e klubit janë të sigurojmë një vend që çon në Kupat e Evropës. Realisht përmes Partizanit dua të luajë në Evropë. Shpresoj se do të arrijmë objektivat e klubit në mënyrë që të dalim në Evropë”, ka thënë Krasniqi.

Ai shpreson më të mirën për klubin e Partizanit. Ai ndër të tjera tha se do të japë më të mirën e tij për përparimin e Partizanit.

/Bekim Bici/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here