Krahasimi te fëmijët zhduk vetbesimin

Krahasimi është i pashmnagshëm si nga kolegët, shokët mes njëri-tjetrin,e po ashtu edhe nga prindërit. Prindërit për të patur fëmijë të “mirë” ose të “sukseshëm” i krahasojnë ata me të tjerët. Ndërkohë, fenomeni i krahasimit shihet nga specialistët si një ndër gabimet më të mëdha në edukimin e fëmijës. Një fëmijë  shumë shpesh i krahasueshëm

Krahasimi është i pashmnagshëm si nga kolegët, shokët mes njëri-tjetrin,e po ashtu edhe nga prindërit. Prindërit për të patur fëmijë të “mirë” ose të “sukseshëm” i krahasojnë ata me të tjerët.

Ndërkohë, fenomeni i krahasimit shihet nga specialistët si një ndër gabimet më të mëdha në edukimin e fëmijës.

Një fëmijë  shumë shpesh i krahasueshëm është i palumtur, ankues, e kjo mund ta çoj deri në prishjen e marrëdhënieve me prindërit.

Prindërit e pakënaqur dhe shumë kërkues pa kuptuar i fusin fëmijët e tyre në një garë të ashpër inati, gjë që rezulton negative në karakterin e fëmijës.

“Çdo fëmijë ka ndjeshmëri të ndryshme nga tjetri dhe shfaqja e krahasimit i hap rrugë zvogëlimit të vetbesimit.

Në vend të krahasoni fëmijët tuaj me tjetrin përpiquni t’i zhvilloni aftësitë që mbart. Jepini kurajo aty ku i mungon dhe përgëzojeni për arritjet.

Ndonjëherë edhe një e buzëqeshur apo një ‘të lumtë’ mund të ndikoj në fitimin e vetbesimit”, shprehet specialist për zhvillimin e fëmijës Gülşen Yıldırım.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar