KQZ vendos hapjen e kutive të Lezhës dhe të Shkodrës

KQZ  voton me katër votat e anëtarëve hetimin për qarkun e Lezhës dhe Shkodrës. Kërkesa për një hetim më të thelluar të kutive të votimit u bë nga Kelment Zguri dhe u votua nga të gjithë anëtarët.KQZ  vendosi 8 grupe për rinumërimin e 248 kutive të votimit, numërim i cili do të nisë nesër në

KQZ  voton me katër votat e anëtarëve hetimin për qarkun e Lezhës dhe Shkodrës. Kërkesa për një hetim më të thelluar të kutive të votimit u bë nga Kelment Zguri dhe u votua nga të gjithë anëtarët.KQZ  vendosi 8 grupe për rinumërimin e 248 kutive të votimit, numërim i cili do të nisë nesër në orën 10:00.

Ky vendim solli reagimin e përfaqësuesve ligjorë të PS, ku Gjoncaj e ka cilësuan turp këtë veprim, ndërsa ka paralajmëruan se ata që votuan do të mbajnë përgjegjësi penale.

“Në 2011 kjo KQZ ndryshoi në tavolinë mandatin e bashkisë së Tiranës, mes këtyre procedurave, kjo procedurë përveç zgjatjes së shpalljes së rezultatit dhe përfundimit të procesit mes procedurave pranë kolegjit bëhet për të siguruar një rezultat të ndryshëm nga ai që është votuar në qark, kemi dyshime serioze se procesi përsërit atë të 2011 pra të deforimit të votës brenda kutive të mbyllura. Ne nuk kemi frikë nga procesi i rinumërimit, nuk administrojmë asnjë rast përveç atyre qendrave në 10 kuti që ne i denoncuam. Ajo që po ndodh, është që komisioni po fut duart në kutitë e votimit qe janë jashtë administrimit të partive politike” tha Gjonçaj duke shtuar se vendimi i KQZ-ë është i paligjshëm dhe Partia Socialiste do ta kundërshtojë atë në Kolegj.

Në fillim të mbledhjes KQZ ka pranuar kërkesën e PS-së, që listat zgjedhore për 6 qendra votimi t’i çohen për verifikim sipas sistemit të TIMS, Ministrisë së Brendshme. Nga ana e saj PS pretendon se kanë figuruar edhe persona të cilët jetojnë jashtë shtetit. KQZ refuzoi kërkesë tjetër të PS për eksperimin e firmave të të gjithë votuesve në këto qendra.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar