KQZ, shqyrton kërkesat ankimore për Fierin, Av. i Priftit kërkon rinumërim

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijoi sot shqyrtimin e kërkesave ankimore për rezultatin e votimit të paraqitur nga pesë subjekte zgjedhore. Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi  Europiane, Parta Popullore Kristiandemokrate, kandidati i pavarur Dritan Prifti , Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi Popullor i Pencionistëve Shqiptarë janë pesë partitë, të cliët kundështojnë rezulatin e zgjedhjeve të

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijoi sot shqyrtimin e kërkesave ankimore për rezultatin e votimit të paraqitur nga pesë subjekte zgjedhore.

Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi  Europiane, Parta Popullore Kristiandemokrate, kandidati i pavarur Dritan Prifti , Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi Popullor i Pencionistëve Shqiptarë janë pesë partitë, të cliët kundështojnë rezulatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, në zonën zgjedhore Fier.

Përfaqësuesi i Dritan Dajtit ka kërkouar rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në 10 ZAZ të Fierit, ku Dritan Priftei kandidon si deputet i pavarur.

Sipas përfaqësuesit të Priftit duhet bërë rinumërimi i votave në këto zona në mënyrë që të vendoset në vend vullnieti i zgjedhësve.

“Vullneti i zgjedhësit është deformuar nga një proces numërimi i realizuar në mënyrë të organizuar për të deformuar rezultatin, në dem të ankuesit dhe në favor të subjekteve të tjera”,- deklaroi përfaqësuesi ligjor i Priftit.

Në këtë mbledhje përfaqësuesi juridik i PS-së në KQZ Genci Gjonçaj tha se, Komisioni Zgjedhor po e vijon procesin e ankimimit në mungesë të kuorumit.  “Neni 22, pika 5 e kodit zgjedhor përcakton se mbledhjet e KQZ-së janë të vlefshme kur në to marrin pjesë jo më pak se katër anëtarë të saj, me përjashtim të rasteve kur kërkohet shumicë e cilësuar për marrjen e vendimit sipas nenit 24 të këtij kodi”, citoi Gjonçaj.

/Rovena Dupi/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar