KQZ rrëzon ankimimet për Fierin: Mungon baza ligjore

KQZ rrëzon ankimimet për Fierin: Mungon baza ligjore

  Sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar me 4 vota pro ankimimet e bëra nga pesë subjekte politike që kundërshtojnë rezultatet e votimit në qarkun e Fierit. Pas shqyrtimit të këtyre ankimimeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me votat e 4 anëtarëve të tij ka rrëzar ankimimet, për mospranimin e rezultateve të votimit të këtij

 

Sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar me 4 vota pro ankimimet e bëra nga pesë subjekte politike që kundërshtojnë rezultatet e votimit në qarkun e Fierit.

Pas shqyrtimit të këtyre ankimimeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me votat e 4 anëtarëve të tij ka rrëzar ankimimet, për mospranimin e rezultateve të votimit të këtij qarku. Ankimimet janë bërë  nga deputeti i pavaruar Dritan Prifti, Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Evropiane, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë, dhe Partia Demokristiane, duke lënë në fuqi vendimin e datës 4 korrik.
Gjatë shqyrtimit të këtyre ankimimeve ata nuk konstatuan ndonjë argument të pranueshëm dhe të fortë, që të bënte KQZ-në të merrte vendim për rinumërim votash.

Sipas vendimit të datës 4 korrik, ndarja e mandateve të deputetit në qarkun e Fierit është përkatësisht: 11 mandate koalicioni i majtë “ Aleanca për Shqipërinë Evropiane” dhe 5 mandate “ Aleanca për Punësim, Mirëqenia dhe Integrim”.

 

/Bekim Bici/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar