KQZ pranon kërkesën e PR për rinumërim në KZAZ-të e Shkodrës

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon të shqyrtojë kërkesën e Partisë Republikane, e cila ankohet ndaj aleates në koalicion, Partisë Demokratike, të cilën e  akuzon për manipulim të rezultatit në qarkun Shkodër.  Ankesa e PR do të shqyrtohet ditën e hënë, në orën 19:30 nga KQZ.

Në kërkesën e saj, Partia Republikane e Fatmir Mediut pretendon se në qarkun Shkodër i janë vjedhur votat nga Partia Demokratike. Kjo ka bërë që të humbasë mandati i kandidatit Gaspër Kokaj, duke kaluar në favor të demokratit Gjovalin Bzhetaj.

Për këtë Republikanët kanë kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave në shtatë KZAZ-të e Shkodrës, ku sipas tyre mandati i pestë i PD-së në këtë qark lëviz në favor të PR-së për pak vota.

Republikanët akuzojnë aleatët e tyre se kanë “sabotuar” procesin e numërimit të 14 kutive të fundit, duke fikur dritat disa herë në ambientet ku po numëroheshin votat.

Ndërkaq, në kërkesën ankimore thuhet se pas ndërprerjes së dritave 14 kutitë ishin të hapura dhe rezultati i tyre u deklarua në fund për të gjitha bashkë. “Në ZAZ nr.2 fikja e qëllimshme e dritave është bërë vetëm në sallën e numërimit dhe jo në ambientet e tjera të KZAZ-së, që ishte krejt e dukshme për komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here