KQZ: Përfundon numërimi, PS shpallet fituese

0

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka komunikuar publikisht përfundimin e procesit të numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri duke konfirmuar kthimin e socialistëve në pushtet pas tetë vitesh.

Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e 23 qershorit koalicioni i majtë ka fituar 84 mandate të deputetëve, kurse koalicioni i djathtë 56 mandate.

Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e KQZ-së tha se, procesi i numërimit të votave ka përfunduar të mërkurën në orët e vona të darkës.

Njëkohësisht kryeministri në detyrë Sali Berisha, mbrëmë pas darke, nëpërmjet një konference për shtyp pranoi humbjen në zgjedhje dhe njoftoi dorëheqjen nga çdo strukturë e PD-së.

Ndërsa, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duke përshëndetur zgjedhjet e së dielës, kanë bëre thirrje për certifikim e shpejte të rezultatit nga KQZ-ja.

/Erzen Carja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here