KQZ nuk pranon vota nga Kazakistani, AKR në pritje të rezultatit përfundimtar

0

KQZ-ja nuk ka pranuar asnjë votë nga Kazakistani, raporton Koha.net. Votat e këtij shteti ishin shpresa e AKR-së për të kaluar pragun elektoral, por në raportin e KQZ-së nuk rezulton asnjë votues nga ky shtet.

Ndërkaq reagoi Behgjet Pacolli duke thënë se është fyese mënyra se si media spekulon me votat e punëtorëve të Kompanisë së tij MABETEX.

“Njerëzit që punojnë në kompanitë e mija nuk janë kushtëzuar asnjëherë të votojnë për ndonjë parti politike”, tha Pacolli.

Numri më i madh i aplikimeve për të votuar nga shtetas kosovarë jashtë vendit është nga Serbia me 12 mijë e 901 aplikantë të regjistruar. Ndërsa në vend të dytë dhe të tretë renditen Zvicra dhe Gjermania me përkatësisht 1169 dhe 1122 aplikime.

KQZ pranoi gjithsej 30 mijë aplikime për të votuar përmes postës, FAX-it, e-mailit apo ekipeve transportuese nga jashtë Kosovës.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here