KQZ, Muho: Duhen 5 anëtarë

KQZ, Muho: Duhen 5 anëtarë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po shqyrton sot kërkesat ankimore të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ndërkohë, mbledhja e sotme e KQZ-së ka nisur me debate mes përfaqësuesit ligjor të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Përfaqësuesi i LSI-së, Ilirjan Muho theksoi se KQZ-ja duhet të verifikojë kuorumin  për shqyrtimin e këtyre

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po shqyrton sot kërkesat ankimore të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ndërkohë, mbledhja e sotme e KQZ-së ka nisur me debate mes përfaqësuesit ligjor të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi i LSI-së, Ilirjan Muho theksoi se KQZ-ja duhet të verifikojë kuorumin  për shqyrtimin e këtyre kërkesave. Sipas tij, që mbledhja e KQZ-së të jetë e vlefshme duhet të jenë në tavolinë të paktën 5 anëtarë.

Ndërkaq, për përfaqësuesin e PD-së, KQZ është në formatin e konceptuar nga ligji, duke theksuar se ky institucion e ka kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar kërkesat.

Edhe përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjonçaj tha se Kodi Zgjedhor është i qartë në këtë rast, duke cituar nenin që sipas tij thekson se KQZ nuk mund të shqyrtojë kërkesa ankimore me objekt ndryshimin e tabelës, nëse në tavolinë nuk janë të paktën 5 anëtarë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar