Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar sot tabelën e rezultateve të zgjedhjeve për qarkun e Lezhës. Sipas tabelës së miratuar sot nga KQZ-ja Partia Demokratike ka 4 mandate, ndërsa Partia Socialiste ka 3 mandate. Kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi theksoi se rezultati është bërë mbi 248 qendrat me shifrat e korrigjuara, ndërkohë që për 10
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar sot tabelën e rezultateve të zgjedhjeve për qarkun e Lezhës. Sipas tabelës së miratuar sot nga KQZ-ja Partia Demokratike ka 4 mandate, ndërsa Partia Socialiste ka 3 mandate.
Kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi theksoi se rezultati është bërë mbi 248 qendrat me shifrat e korrigjuara, ndërkohë që për 10 të tjerat, në baze të të dhënave elektronike të administruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndwrsa, përfaqësuesit ligjor të PS-së dhe LSI-së në KQZ e kanë quajtur të padrejtë e të pambështetur në Kod, duke kërkuar zbardhje të shpejtë të vendimit për të reaguar më pas ligjërisht.
“Kjo që sapo e vendosët në vendimmarrje bën të mundur lëvizjen e një mandati nga një koalicion në tjetrin. Dua të them se ky veprim në këtë formë nuk bazohet në kodin zgjedhor është një procedurë që nuk përcaktohet në nenet e kodit zgjedhor. Ajo që do kërkoja për hir të procesit zgjedhor në këtë qark është që të zbardhni sa më shpejt vendimin që të bëjnë animimin në kohën e duhur”, tha përfaqësuesi i PS-së Geng Gjonçaj.
“Pyetja ime ka të bëjë me faktin se gjatë gjithë ditëve që zhvillohej procesi i numërimit në qarkun e Lezhës sistemi i të dhënave KQZ pasqyronte një rezultat që mandatet ndaheshin 4 me 3, ndërsa sot ku ka përfunduar procesi i votave i referoheni sistemit dhe rezultati shkon të favor të koalicionit të djathtë”, u shpreh përfaqësuesi i LSI-së Muho.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *