KQZ miraton rezultatet e Durrësit dhe Shkodrës

KQZ miraton rezultatet e Durrësit dhe Shkodrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi paraditen e sotme, me katër votat e anëtarëve të pranishëm, nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore qarku Shkodër dhe për zonën zgjedhore qarku Durrës. Miratimi i këtyre vendimeve u shty një ditë më parë me konsensus nga KQZ. Zona zgjedhore qarku Shkodër ka tetë ZAZ, me 417 qendra

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi paraditen e sotme, me katër votat e anëtarëve të pranishëm, nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore qarku Shkodër dhe për zonën zgjedhore qarku Durrës. Miratimi i këtyre vendimeve u shty një ditë më parë me konsensus nga KQZ.

Zona zgjedhore qarku Shkodër ka tetë ZAZ, me 417 qendra votimi. Në përfundim të procesit të votimit, ZAZ-të përkatëse dorëzuan në KQZ kutitë e votimit, kutitë e materialeve zgjedhore dhe tabelën përmbledhëse të rezultatit për këtë qark. Pas verifikimit të tabelave dhe kryerjes së korrigjimeve përkatëse, KQZ, sipas kodit zgjedhor, miratoi tabelën përmbledhëse të rezultateve për këtë qark. 

Në zgjedhjet e 23 qershorit 11 mandatet e qarkut Shkodër u ndanë: 6 mandate për koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe 5 mandate për koalicionin e djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”.

Gjithashtu, KQZ miratoi sot dhe tabelat përmbledhëse të rezultateve për qarkun Durrës. Kjo zonë zgjedhore përbëhet nga tetë ZAZ, me 444 qendra votimi. 13 mandatet e këtij qarku u ndanë: 7 mandate për koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe 6 mandate për koalicionin e djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”.

Deri tani KQZ ka nxjerrë rezultatet për shumicën e qarqeve, 9 prej tyre, ndërsa pritet dalja e rezultateve edhe për tre qarqet e mbetura, Tiranë, Gjirokastër dhe Lezhë.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar