KQZ kundër BE: TV të pranojnë kasetat e montuara nga partitë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve detyron TV private të transmetojnë kronikat me kasetat e partive politike duke iu kundërvënë Bashkimit Europian. Ky vendim rikthen në qendër të vëmendjes faktin se partitë politike gjatë fushatave zgjedhore ofrojnë për TV kaseta me lajme të gatshme. Sipas BE-së kjo gjë është kritikuar në masë pasi në një formë apo

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve detyron TV private të transmetojnë kronikat me kasetat e partive politike duke iu kundërvënë Bashkimit Europian.

Ky vendim rikthen në qendër të vëmendjes faktin se partitë politike gjatë fushatave zgjedhore ofrojnë për TV kaseta me lajme të gatshme. Sipas BE-së kjo gjë është kritikuar në masë pasi në një formë apo në një tjetër qytetarët bien pre e manipulimeve. Duke dashur të mbrojë projektvendimin kushtëzues, KQZ nuk është ndalur edhe pas kritikave të shumta.

Ditën e hënë institucioni zgjedhor vendosi me 4 vota që përpos TV publike edhe ato private të transmetojnë materiale filmike të sjella më parë në redaksitë e tyre nga partitë politike. Egjitha kjo u ndërmor me synim për të nxjerrë në pah manipulimin dhe propagandën e këtyre të fundit dhe për të njohur qytetarët me realitetin dhe jo me atë çka selitë politike synojnë.

Kjo situatë është krijuar si pasojë e akteve të kryera në vitin 2011, ku partitë politike duke përfituar nga fakti se TV nuk i ndiqnin nga afër aktivitetet montonte materiale filmike të gatshme dhe ia dërgonte televizioneve për transmetim.

Në këtë projekt të ndërmarrë nga KQZ-ja sanksionohet qartë se si duhet të sillen TV private  “Informacionet mbi aktivitetet e fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative, bazuar në materiale të vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore, duhet të identifikohen qartë në përputhje me udhëzimet e KQZ-së,” thuhet në vendimin e KQZ-së

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar