KQZ e Kosovës takim për zgjedhjet në Bruksel

0

Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë u mbajt takimi i radhës i Grupit Punues për Zgjedhjet në Bruksel. Në këtë takim ishte edhe Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.

Synimi i këtij takimi ishte përcaktimi i mëtejshëm i rolit lehtësues të OSBE-së në mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës që do të mbahen më 3 nëntor 2013, çështja e votimit nga jashtë Kosovës sipas ligjit për zgjedhjet dhe aspektet që ndërlidhen me rregullimin e listës votuese për katër komunat e veriut.

Në takim u fol edhe për nevojën e sensibilizimit për të marë pjesë në votime të qytetarëve të Kosovës në katër komunat me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës. Qytetarët serbë të asaj pjese do të votojnë për herë të parë për institucionet legjitime të shtetit të Kosovës.

Për këtë arsye KQZ, në bashkëpunim me OSBE,  kanë rëne dakord që të organizohen fushata informuese për procedurat e votimit dhe pjesëmarrjen në zgjedhje.

Pala kosovare ka njoftuar se listat e votuesve janë duke u përfunduar dhe se synohet që të jenë gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote dhe pa dallime sipas ligjit në fuqi dhe standardeve ndërkombëtare. 

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here