KQZ akrediton si vëzhgues diplomatët e huaj

Ambasadorët e jashtëm me konsullatë në Tiranë bashkë me stafet e tyre dipllomatike shprehen se do të  vëzhgojnë personalisht procesin e votimit dhe numërimit të votave më 23 qershor. Për monitorimin e zgjedhjeve të ardhshme në KQZ numërohen rreth 8153 vëzhgues nga OSBE/ODIHR, të selive diplomatike në Tiranë,  e gjithashtu nga OJF të ndryshme. KQZ

Ambasadorët e jashtëm me konsullatë në Tiranë bashkë me stafet e tyre dipllomatike shprehen se do të  vëzhgojnë personalisht procesin e votimit dhe numërimit të votave më 23 qershor.

Për monitorimin e zgjedhjeve të ardhshme në KQZ numërohen rreth 8153 vëzhgues nga OSBE/ODIHR, të selive diplomatike në Tiranë,  e gjithashtu nga OJF të ndryshme.

KQZ miratoi ditën e djeshme 68 vëzhgues të Ambasadës Amerikane në Tiranë, me në krye ambasadorin Aleksandër Arvizu, zv.ambasadori Henry Jardina dhe diplomatët e ambasadës, Glenn Broën, Dennis Marko Cimbaljevch dhe Christopher Carver. Gjithashtu ne KQZ janë akredituar Ambasada britanike me kryediplomatin e saj, Nikolas Cannon. Ambasada franceze me ambasadoren e saj Kristine Moore. E njëkohësisht  lista e diplomatëve të Holandës, Norvegjisë dhe Greqisë

Po dje, KQZ miratoi akreditimin si vëzhgues të delegacionit të BE-së, që do të drejtohet nga ambasadori Etore Sekui dhe diplomati Nikolai Vulchanov.

Lısta e emrave të ambasadorëve tëakredıtuar për 23 qershor:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
68 vëzhgues afatshkurtër – akredituar
kryesohet nga Arvizu dhe Jardine

Delegacioni i Bashkimit Evropian
5 vëzhgues afatshkurtër – akredituar
mes tyre Ettore Sequi, ambasador, Clive Rumbold, Charalambos Kontonis, Nikolai Vulchanov, Jose Castrillo Villar
6 përkthyes – akredituar

Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë
7 vëzhgues afatshkurtër – akredituar
Jan Braathu ambasador

Ambasada e Greqisë
5 vëzhgues afatshkurtër – akredituar
kryesohet nga Alexios Zannos
1 përkthyes – akredituar

Ambasada e Francës
2 vëzhgues afatshkurtër – akredituar
kryesuar nga ambasadorja Christine Moro.
3 përkthyes – akredituar

Ambasada e Republikës së Maqedonisë
1 vëzhgues afatshkurtër – akredituar
Ambasadori Vele Trpevski

Ambasada e Britanike
3 vëzhgues afatshkurtër – akredituar
Ambasadori Nicholas Cannon
zv/ambasadori Stephen Hickling
Joana K.M Hanson- Jozwaik

Ambasada e Hungarisë
4 afatshkurtër– akredituar

Ambasada e Mbretërisë së Hollandës
4 vëzhgues afatgjtë – akredituar

Ambasada e Republikës Federale e Gjermanisë
2 vëzhgues afatshkurtër – akredituar

Ambasada e Rusisë
8 vëzhgues afatshkurtër – akredituar

Komiteti për Demokraci të Hapur (COD),
4 vëzhgues afatshkurtër – akredituar

Televizioni Aljazeera International
4 vëzhgues afatshkurtër – akredituar

Ambasada e Republikës së Sllovenisë
1 vëzhgues afatshkurtër – akredituar

Numri total i Org. Nderkombëtare të akredituara
– 140 vëzhgues afatgjatë
– 424 vëzhgues afatshkurter
– 277 përkthyes
Totali i vëzhguesëve nderkombëtar: 564
Numri i të akredituarve lokal dhe ndërkombëtarë 8,153

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar