Koutinjo i mahnit të gjithë tek Liverpuli

Koutinjo i mahnit të gjithë tek Liverpuli

Mesfushori i Liverpulit, Felipe Koutinjo, pas transferimit tek klubi anglez nga Interi po i mahnit të gjithë me klasin e tij. Koutinjo kaloi nga Interi tek Liverpuli për shifrën e 8.5 milionë sterlinave ku për tetë ndeshje ka arritur të shkëlqejë. Shoku i tij në ekip, Lukas Leiva thotë se ai do të bëhet edhe

Mesfushori i Liverpulit, Felipe Koutinjo, pas transferimit tek klubi anglez nga Interi po i mahnit të gjithë me klasin e tij.

Koutinjo kaloi nga Interi tek Liverpuli për shifrën e 8.5 milionë sterlinave ku për tetë ndeshje ka arritur të shkëlqejë. Shoku i tij në ekip, Lukas Leiva thotë se ai do të bëhet edhe më i mirë.

“Koutinjo është lojtar i ri që ka shumë përvojë, pasi ai ka luajtur shumë në Serie A dhe gjashtë muaj në Spanjë”.

“Natyrisht,  Premier Liga  është ndryshe, por ai ka qenë fantastik nga momenti kur ka ardhur. Sigurisht, ai do të bëhet më i mirë, për shkak se punon shumë dhe është i ri”, thekson Leiva.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar