Kostumografet e reja, ekspozitë në Universitetin e Arteve

Kostumografet e reja, ekspozitë në Universitetin e Arteve

Universiteti i Arteve vijon me ekspozitat dhe koncertet e saj të shumta edhe pse është fundi i këtij sezoni në fakultet. Studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura gjatë këtyre ditëve kanë sjell jo pak krijimtari, ndërsa përgatitja për punët e tyre nuk ka reshtur. Kostumet në çdo kohë kërkojnë mendim dhe artistet e reja kanë

Universiteti i Arteve vijon me ekspozitat dhe koncertet e saj të shumta edhe pse është fundi i këtij sezoni në fakultet.

Studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura gjatë këtyre ditëve kanë sjell jo pak krijimtari, ndërsa përgatitja për punët e tyre nuk ka reshtur.

Kostumet në çdo kohë kërkojnë mendim dhe artistet e reja kanë kthyer kokën pas në kohë për krijimet e tyre.

Kostumet popullore të traditave të ndryshme shqiptare të stilizuara me elemente moderne janë një inspirim më vete për  Viktori Hoxhën.

Ndërsa stilin e periudhës elizabetiane, kostumografia Matisa Arshia e ka materializuar me elemente romantike futuristike në formë dhe copa si mëndafshi.

Studentët aknë mundësi që punët e tyre t’i prezantojnë në mjediset e galerisë së artit FAB, gjithashtu ato tregojnë se pas përmbushjes së ëndrrave studimore janë në pritje se çfarë do të ndodhë nesër, dëshira e tyre është të  punojnë në teatër, por si opsion të mundshëm  shohin atelien.

Nga ana tjetër skicat dhe veshjet e prezantuara do të ekspozohen për dy ditë në galerinë FAB të Universitetit të Arteve.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar