Kosovë, shkatërrohen prodhuesit

Kosovë, shkatërrohen prodhuesit

Kosovë- Një sërë problemesh kanë hasur prodhuesit vendorë në Kosovë; taksa doganore për lëndën e parë, energjia, normat e larta të interesit për kredi, infrastruktura, si dhe shumë probleme  që ende mbeten të pazgjidhura “Institucionet e Kosovës, lëre që nuk janë marrë me problemet e tyre, por në disa raste ata vetëm po vazhdojnë t’i

Kosovë- Një sërë problemesh kanë hasur prodhuesit vendorë në Kosovë; taksa doganore për lëndën e parë, energjia, normat e larta të interesit për kredi, infrastruktura, si dhe shumë probleme  që ende mbeten të pazgjidhura

“Institucionet e Kosovës, lëre që nuk janë marrë me problemet e tyre, por në disa raste ata vetëm po vazhdojnë t’i rëndojnë ata”, -shkruan “Zëri”.

Lulzim Osmani, drejtor i kompanisë prodhuese ‘Labiron’, nga Podujeva, i cili merret me prodhimin e lëngjeve natyrale si: Dona, Eks dhe Eko, shprehet për ‘Zëri’ se nga muaji prill i këtij viti intitucionet e Kosovës kanë vendosur pengesa perballë prodhuesve të lëngjeve natyrale.

“Kjo po dëmton afarizmin tonë  dhe po na bën edhe më jokonkurrentë në treg. Duhet theksuar po ashtu se asnjë vend i rajonit nuk e aplikon këtë taksë akcizore në tregun e brendshëm për lëngjet natyrale”, tha ai.

Sipas Osmanit, një nga problemet më të mëdha,  me të cilën përballen prodhuesit vendorë mbetet ngarkimi me taksa doganore për lëndë të parë që duhet paguar në kufi.

“Kjo e rëndon prodhuesin si financiarisht, e po ashtu ia bën të vështirë të jetë konkurrent në treg me produkte finale pasi që pothuajse të njëjtat taksa i paguajnë edhe produktet e gatshme që vijnë nga importi prej vendeve të rajonit dhe ato të Evropës ku në vendet prej nga vijnë atje prodhuesit stimulohen, ndihmohen, kanë benificione ne rastin e eksportit, lirohen prej shumë taksave dhe sigurisht që janë konkurrentë me produktet e tyre edhe në tregun e Kosovës”, -ka thënë ai.

Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë asnjë ndihmë për të promovuar produktet kosovare në tregun e rajonit apo atë të Evropës, siç bëjnë shtetet tjera për prodhuesit e vet. “Nëse e marrim Maqedoninë si shembull, ata në rastin e eksportit i ndihmojnë kompanisë prodhuese duke ia paguar reklamat televizive apo marketing të ndryshëm në mënyrë që prodhuesit të përfitojnë një treg jashtë vendit. Kurse ne si prodhues nga Kosova në vendet ku ne i eksportojmë produktet tona na paraqiten barriera nga më të ndryshmet e sidomos në vendet e Ballkanit duke na kërkuar gjithmonë dokumente shtesë dhe duke mos na njohur dokumentet e lëshuara nga institucionet tona siç ishte rasti me Bosnjën tash e sa vite”, shtoi ai.

Pronarët e kompanise së pijeve alkoolike dhe joakoolike, ‘Frutex’, tregojnë se problemet, me të cilat ata po hasen në dogana për sa i përket eksportit janë nga më të ndryshmet.

“Probleme të shumta na paraqiten në dogana kur duam të eksportojmë produktet tona, ata paraqesin probleme edhe kur u tregojmë kopjet e analizave të produkteve tona. Kemi raste edhe kur na kthejnë mallin, e kjo na ka ndodh me Maqedoninë”, shprehet Lindita Balishu, menaxhere në ‘Frutex’.

Edhe pse me probleme të shumta, ‘Frutex’ vazhdon të ece përpara duke eksportuar në Shqipëri ,Maqedoni, Zvicër, İtali, Bosnjë e vende të tjera.

Por ka edhe kompani të tjëra si ‘Desa’, një kompani, e cila nuk ka provuar të eksportojë në asnjë vend. “Nga problemet e shumta që po hasim në vend, në import, nuk kemi marrë iniciativën që të merremi edhe me eksport”, thotë Ajshe Gazas, pronare e ndërrmarjes për ‘Zëri’.

/Izabela Zavalani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar