Kosovë, zhdoganohen maunet pas marrëveshjes

Kosovë, zhdoganohen maunet pas marrëveshjes

Hyzer Gashi, përfaqësuesi i bizneseve në takim  me Drejtorin e Doganave të Kosovës , Lulëzim Raufa, ka arritur marrëveshje që zhdoganimi  i mauneve të bëhet  sipas dispozitave ligjore . Pas marrëveshjes ka filluar zhdoganimi i mauneve të cilat janë në pikën kufitare në Morinë. “U ra dakord që të gjithë ata që i kanë autorizimet

Hyzer Gashi, përfaqësuesi i bizneseve në takim  me Drejtorin e Doganave të Kosovës , Lulëzim Raufa, ka arritur marrëveshje që zhdoganimi  i mauneve të bëhet  sipas dispozitave ligjore . Pas marrëveshjes ka filluar zhdoganimi i mauneve të cilat janë në pikën kufitare në Morinë.

“U ra dakord që të gjithë ata që i kanë autorizimet për procedurat të thjeshtësuara, valide, do të vazhdojnë sipas autorizimeve që kanë pasur, të gjithë ata të cilëve u kanë skaduar afatet ose i kanë të anuluar të aplikojnë sipas dispozitave ligjore të kodit të doganave dhe akcizës. Dogana do t’i shqyrtojë të gjitha ato kërkesa për autorizime se a i plotësojnë kushtet sipas kodit. Në rast se i plotësojnë kushtet do të autorizohen në rast se nuk i plotësojnë kushtet, do të procedohet sipas dispozitave ligjore të mëtejshme, mirëpo ne u pajtuam që malli të fillojë të zhdoganohet”, ka thënë Rafuna.

Pas konfirmimit të marrëveshjes, Hysen Gashi shprehet se procedurat e thjeshtuara që kanë qenë në fuqi do të zgjasin deri në afatin ligjor, kurse atyre që u kanë skaduar afati  duhet t’u nënshtrohen riformulimit.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar