Kosovë, të dënuarit me çip në trup

0

Personat të cilët janë në arrest shtëpiak dhe që e kanë të ndaluar t’u afrohen vendeve të ndaluara me urdhër gjykate, nuk do të munden të hedhin më asnjë hap pa e ditur autoritetet e drejtësisë.

Personave të tillë do t’u vendoset një paisje elektronike (çip) që përcjell çdo lëvizje. Zbatimi i një gjëje të tillë pritet të fillojë që nga janari i vitit 2015.

Kjo gjë pritet të aplikohet kryesisht për personat që lirohen nga burgu me kusht.

Me vendim të kryeministrit Hashim Thaçi, projektligji do të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

/Irida Vata/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here