Kosovë-Shqipëri, patrullim i përbashkët i policisë

Kosovë-Shqipëri, patrullim i përbashkët i policisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Hysni Burgaj, kanë nënshkruar në Tiranë marrëveshjen për patrullim të përbashkët në rrugët e Shqipërisë gjatë sezonit veror. Marrëveshja e nënshkruar përfshin, ngritjen e nivelit të sigurisë në qarkullimin rrugor, shkëmbimin e përvojave, forcimi i sigurisë rrugore, parandalimi

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Hysni Burgaj, kanë nënshkruar në Tiranë marrëveshjen për patrullim të përbashkët në rrugët e Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Marrëveshja e nënshkruar përfshin, ngritjen e nivelit të sigurisë në qarkullimin rrugor, shkëmbimin e përvojave, forcimi i sigurisë rrugore, parandalimi i aksidenteve,ndëshkimi i shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, etj.

Maxhuni dhe Burgaj kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm në mes të dy policive, duke vënë në fokus masat e përbashkëta operacionale që do të aplikohen nga policitë respektive.

Në marrëveshjen që mbulon periudhën kohore qershor-shtator 2013,u diskutua edhe për vendkalimet kufitare për krijimin e lehtësiravenë qarkullim, për qytetarët e dy vendeve.

Drejtori Maxhuni apeloi te të gjithë kosovarët që gjatë udhëtimit dhe qëndrimit të tyre në rrugët e Shqipërisë të respektohen maksimalisht të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar