Kosovë-Serbi, vazhdojnë bisedimet për zbatimin planit

Kosovë-Serbi, vazhdojnë bisedimet për zbatimin planit

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojnë edhe sot bisedimet për për implementimin e marrëveshjes. Maja Koçijançiç, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton, ka njoftuar sot se ekipet do vazhdojnë me dialogimin. Përfaqësuesit e shteteve respektive u nisën dje drejt Brukselit me qëllim implementimin e planit të marrëveshjes, sqarimin për aktorët e

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojnë edhe sot bisedimet për për implementimin e marrëveshjes. Maja Koçijançiç, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton, ka njoftuar sot se ekipet do vazhdojnë me dialogimin.

Përfaqësuesit e shteteve respektive u nisën dje drejt Brukselit me qëllim implementimin e planit të marrëveshjes, sqarimin për aktorët e zbatimit dhe pozicionimin e tyre, si dhe për afatet kohore.

”Ne theksojmë nevojën që marrëveshja të implementohet sa më shpejtë, në mënyrën e paraparë në marrëveshje, për çka pala kosovare është e gatshme dhe pret një gatishmëri të tillë edhe nga pala serbe dhe faktorët ndërkombëtarë, si KFOR-i dhe EULEX-i”, është shprehur pak para nisjes për në Bruksel, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Nga delegacioni i Kosovës përfaqësues janë: zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, koordinatori për bisedime, Blerim Shala, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peçi, si  dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar