Sot emërohet komandanti i policisë për katër stacionet në veri të vendit nga Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Emërimi do të bëhet në përputhje me marrëveshjen e 19 prillit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thacci dhe kryeministrit Serb, Ivica Dacic. Komandanti i Policicë në veri të Kosovës do të emërohet serb dhe detyra
Sot emërohet komandanti i policisë për katër stacionet në veri të vendit nga Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Emërimi do të bëhet në përputhje me marrëveshjen e 19 prillit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thacci dhe kryeministrit Serb, Ivica Dacic.
Komandanti i Policicë në veri të Kosovës do të emërohet serb dhe detyra e tij do të përqëndrohet në zbatimin e pikave të marrëveshjes sicc është mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe heqja e barrikadave në atë pjesë.
Zyrtarë e Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se në takim e fundit në mes kryeministrit Thaçi dhe atij serb Dacic, ky i fundit ka paraqitur dëshmi konkrete që tregojnë se Serbia tashmë i ka ndërprerë pagesat për pjesëtarët e MUP-it që deri tani kanë vepruar në veri.
Gjithashtu janë paraqitur dëshmi për mbylljen e objekteve të strukturave serbe të sigurisë. Ndërkohë pala kosovare dhe ajo serbe së kanë rënë dakord edhe për projektligjin për amnisti në mënyrë që banorët e veriut të mund të votojnë në zgjedhjet lokale të Kosovës me dokumente të Serbisë.
/Enkeleda Cami
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *