Kosovë: Kuvendi shqyrton Projektligjin për amnisti

Kosovë: Kuvendi shqyrton Projektligjin për amnisti

Kuvendi i Kosovës shyrton sot, Projektligji për amnisti, i cili ka buruar si rezultat i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përmes një komunikate zyrtare nga zyra për shtyp e kuvendit mësohet se sot do të mbahen dy seanca plenare. Senaca e parë pritet të fillojë në ora 10:00 ku krahas për deklaratave jashtë rendit të

Kuvendi i Kosovës shyrton sot, Projektligji për amnisti, i cili ka buruar si rezultat i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një komunikate zyrtare nga zyra për shtyp e kuvendit mësohet se sot do të mbahen dy seanca plenare.

Senaca e parë pritet të fillojë në ora 10:00 ku krahas për deklaratave jashtë rendit të ditës, kohës për pyetje parlamentare, miratimit procesverbalit të seancës së mëparshme, në rend dite do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit për amnistinë.

Seanca e dytë pritet të fillojë të enjten në ora 15:00, ku në rend dite do të jetë përveç tjerash, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-165 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013.

Po të enjten në orën 11 është organizuar një protestë e qytetarëve kundër Projektligjit për amnisti nga  shoqëria civile e cila deri më tani ka mbledhur 6 mijë nënshkrime në kundërshtim të këtij Ligji.

Nga ana tjetër, sot në orën 11:00 ata do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar