Kosovë, 14 kuti në rinumërim

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë do të rinumërojë 14 kuti votimi, ndërsa 18 kuti të tjera të votave me kusht nuk do të përfshihen në rezultatet paraprake. Kështu rekomandoi Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj. Shkak për rinumërimin e votave janë disa parregullsi në formularët e regjistrimit dhe mospërputhjet me

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë do të rinumërojë 14 kuti votimi, ndërsa 18 kuti të tjera të votave me kusht nuk do të përfshihen në rezultatet paraprake. Kështu rekomandoi Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj.

Shkak për rinumërimin e votave janë disa parregullsi në formularët e regjistrimit dhe mospërputhjet me rezultatet.

Nga këto kuti, tre i përkasin Prishtinës, katër Podujevës, dy Prizrenit dhe nga një Graçanicës, Istogut, Fushë-Kosovës, Lipjanit dhe Mitrovicës.

Në vijim pritet të shihet nëse ky rinumërim do të ndikojë tek rezultati i deritanishëm apo jo.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar