Kosova shënon 15 vjetorin e Masakrës së Reçakut

Sot 15 vjet ka ndodhur një nga  masakrat më të rënda të forcave serbe në Kosovë – Masakra e Reçakut. 45 civilë shqiptarë, u masakruan ku në  mesin e tyre ishin edhe 8 pjesëtarë të UÇK-së. Ngjarja e 15 janarit 1999 në Reçak shënoi fillimin e fundit të përpjekjeve të Serbisë për pastrimin etnik të

Sot 15 vjet ka ndodhur një nga  masakrat më të rënda të forcave serbe në Kosovë – Masakra e Reçakut. 45 civilë shqiptarë, u masakruan ku në  mesin e tyre ishin edhe 8 pjesëtarë të UÇK-së.

Ngjarja e 15 janarit 1999 në Reçak shënoi fillimin e fundit të përpjekjeve të Serbisë për pastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët. Ajo  shtyu shtetet perëndimore, në krye me SHBA-të, që të ndalojnë veprimet e  makinerisë ushtarake serbe në Kosovë.

Në 15 vjetorin e kësaj masakre, në Reçak do të qëndrojë Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ku do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial.

Përveç Presidentes, në Reçak të Shtimes do të qëndrojë edhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputeti Rexhep Selimi, së bashku me një delegacion nga Qendra e Shtimes së Lëvizjes Vetëvendosje. Në Prishtinë do të organizohet një akademi përkujtimore.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar