Kosova ende pa ISSN

Kosova ende pa ISSN

Kosova aktualisht nuk ka një Qendër Kombëtare të ISSN-së (International Standard Serial Number), apo kod ndërkombëtar për për shtypin periodik, si: gazeta, revista shkencore apo për botime të tjera të veçanta. Duke qënë se nuk është vënd anëtar në OKB dhe  UNESKO, për pasojë shteti i Kosovës nuk mund të ketë as kodin kombëtar për

Kosova aktualisht nuk ka një Qendër Kombëtare të ISSN-së (International Standard Serial Number), apo kod ndërkombëtar për për shtypin periodik, si: gazeta, revista shkencore apo për botime të tjera të veçanta. Duke qënë se nuk është vënd anëtar në OKB dhe  UNESKO, për pasojë shteti i Kosovës nuk mund të ketë as kodin kombëtar për botimet e ndryshme publicistike.

Zyrtarë të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe akademikë kanë konfirmuar për “Kosova Sot’’ se Kosova mund ta marrë ISSN-në vetëm pasi të jetë anëtarësuar me të drejta të plota në UNESKO.

Të gjitha institucionet apo individët që duan të botojnë  revista, gazeta apo artikuj të ndryshëm  e që pretendojë të kenë kod ndërkombëtar, së pari kërkesën duhet ta drejtojnë në Qendrën Ndërkombëtare në Paris.Vetëm pasi të plotësojnë kushtet e atjeshme të statusit të ISNN-së,  mund marrin numrin identifikues ndërkombëtar.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar