Kosova me papunësi të lartë në rajon

Kosova me papunësi të lartë në rajon

Kosova vazhdon të jetë një ndër shtetet me paunësinë dhe varfërinë ekstreme më të lartë në rajon. Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Agjencisë së Statistikave, varfëria e përgjithshme është 29.2% dhe ajo ekstreme 8.2%. Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, ku tregohen edhe shifrat e papunësinë, prej 508.100 banorëve të aftë

Kosova vazhdon të jetë një ndër shtetet me paunësinë dhe varfërinë ekstreme më të lartë në rajon. Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Agjencisë së Statistikave, varfëria e përgjithshme është 29.2% dhe ajo ekstreme 8.2%.

Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, ku tregohen edhe shifrat e papunësinë, prej 508.100 banorëve të aftë për punë, 44.9 për qind janë të papunë. Kosova ka 227.646 banorë të papunë, përderisa të punësuar konsiderohen 280.454 persona.

Sıpas mediave kosovare, rreth 10 për qind e popullatës jetojnë me ndihma sociale të cilat i marrin në formë të asistencës nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Gjatë këtij viti, në skemën sociale të Ministrisë janë 31 mijë e 580 familje kosovare me 134 mijë e 544 banorë. Për të gjithë këta, Ministria ka paraparë që të shpenzojë gjatë gjithë vitit 27.2 milionë euro, e nëse bëjmë një kalkulim del se brenda muajit mesatarja e një përfituesi është 16.8 euro.

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar