Kosova kufizon EULEX-in, prej 15 qershorit sovranitet

Kosova kërkon që prej 15 qershorit t’i dorëzohen kompetencat e plota ekzekutive që aktualisht ushtrohen nga EULEX-i. Ndërsa ky i fundit të funksionojë si monitorues dhe këshillues i pushtetit vendor. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, duke theksuar se ky hap nuk është një izolim nga BE-ja, por një kërkesë normale për të ushtruar

Kosova kërkon që prej 15 qershorit t’i dorëzohen kompetencat e plota ekzekutive që aktualisht ushtrohen nga EULEX-i. Ndërsa ky i fundit të funksionojë si monitorues dhe këshillues i pushtetit vendor.

Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, duke theksuar se ky hap nuk është një izolim nga BE-ja, por një kërkesë normale për të ushtruar sovranitetin e plotë si të gjithë shtetet e pavarura.

Pas 15 qershorit do të filllojnë negociatat për rolin e EULEX-it më tej. Bisedimet do të kryesohen nga z.Kuçi, ndërsa do të veprohet në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Kuçi tha se një nga përgjegjësitë e ardhshme të misionit europian në Kosovë do të jetë mbikëqyrja e marreveshjeve dypalëshe Prishtinë-Beograd.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar