Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë marrëveshjen për pikën kufitare

Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë marrëveshjen për pikën kufitare

Maqedonia dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshjen ndërqeveritare për hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq, që lidh dy vendet në rajonet e komunave të Kumanovës dhe Gjilanit. Marrëveshja do të firmoset midis ministres së Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska dhe ministrit të BrenDshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi. Pas nënshkrimit të marrëveshjes pritet vendimi për hapjes e

Maqedonia dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshjen ndërqeveritare për hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq, që lidh dy vendet në rajonet e komunave të Kumanovës dhe Gjilanit.

Marrëveshja do të firmoset midis ministres së Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska dhe ministrit të BrenDshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes pritet vendimi për hapjes e kësaj pike kufitare që do të lehtësojë lëvizjen e lirë të banorëve të të dyja vendeve, ku më parë iu duhej të kalonin dhjetra kilometra drejt kufirit të Ballacës apo Tabanocit.

Problem për kalimin nga kjo pikë kufitare është rregullimi dhe asfaltimi i rrugës prej 17 kilometrave në pjesën e Maqedonisë ndërsa rruga nga Kosova drejt kufirit është në gjendje të mirë.

/Enkeleda Cami/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar