Kosova dhe Franca nderojnë poetin Ali Podrimja

Kosova dhe Franca nderojnë poetin Ali Podrimja

Gjakova, qyteti i lindjes së poetit Ali Podrimja dhe qyteti i Lodeve i Francës, ku poeti dha frymën e fundit, të shtunën më 11 maj do të binjakëzohen për të nderuar bashkërisht jetën dhe veprën e poetit të ndjerë. Ky aktivitet erdhi në kuadër të Takimit të 49-të të Poezisë që mbahet në Gjakovë, ku

Gjakova, qyteti i lindjes së poetit Ali Podrimja dhe qyteti i Lodeve i Francës, ku poeti dha frymën e fundit, të shtunën më 11 maj do të binjakëzohen për të nderuar bashkërisht jetën dhe veprën e poetit të ndjerë.

Ky aktivitet erdhi në kuadër të Takimit të 49-të të Poezisë që mbahet në Gjakovë, ku sipas organizatorëve ky edicion do t’i kushtohet tërësisht poetit Ali Podrimja.

Ideja e këtij evenimenti ka ardhur nga organizatorët e aktivitetit letrar në Lode të Francës, i cila u përkrah menjëherë nga qeveria lokale në Gjakovë.

Ceremonia e binjakëzimit do të bëhet nga kryetari i Gjakovës dhe kryebashkiakja e qytetit të Lodeve.

/Najada Fosa/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar