Korrupsioni në policinë rrugore

Korrupsioni në policinë rrugore

Një emigrant shqiptar në itali ka bërë  një ankesë, dhe emisioni i nvestigativ “Fiks Fare” ka nisur punën të zbulojë detaje të korrupsionit në komisariatin e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë. Ai  sapo ishte kthyer në Shqipëri së bashku me familjen e tij për pushime. Ata kanë treguar sesi qytetari pasi paguan paratë arrin

Një emigrant shqiptar në itali ka bërë  një ankesë, dhe emisioni i nvestigativ “Fiks Fare” ka nisur punën të zbulojë detaje të korrupsionit në komisariatin e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë.

Ai  sapo ishte kthyer në Shqipëri së bashku me familjen e tij për pushime. Ata kanë treguar sesi qytetari pasi paguan paratë arrin të marrë dokumentat e automjetit.

Emigranti së bashku me familjen e tij kishte vendosur ditët e fundit të gushtit të shijonte peisazhin e Tiranës nga mali i  Dajtit, por sapo ka arritur në postobllokun e parë të policisë së qarkullimit rrugor është ndaluar për mosndezjen e dritave.

Ai u ka kërkuar policëve që t’i kthenin dokumentat e makinës si dhe patentën, duke u shprehur se nuk kishin arsye për ti mbajtur përderisa ata e kishin gjobitur. Policët nuk kanë pranuar dhe pas këmbënguljes së tij për të marrë dokumentat e makinës ata e kanë shoqëruar për në ambjentet e komisariatit numër 4 të policisë së kryeqytetit.

Emigranti shprehet se është sorollatur sa andej këtejdhe i kanë kërkuar para në këmbim të dokumenteve.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar