Korçë, pacienët e dehur dhunojnë mjekët

Korçë, pacienët e dehur dhunojnë mjekët

Rastet e dhunës mes bluzave të bardha dhe pacientëve vazhdojnë të jenë të pranishme në spitalet shqiptare.  Mëngjesin e sotëm, dy të rinj kanë debatuar dhe kanë ushtruar dhunë mbi mjekët e spitalit të Korcës ndërsa kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas burimeve lokale të policisë në spitalin civil të qytetit të Korçës,

Rastet e dhunës mes bluzave të bardha dhe pacientëve vazhdojnë të jenë të pranishme në spitalet shqiptare.  Mëngjesin e sotëm, dy të rinj kanë debatuar dhe kanë ushtruar dhunë mbi mjekët e spitalit të Korcës ndërsa kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve lokale të policisë në spitalin civil të qytetit të Korçës,  kanë shkuar për t’u mjekuar  shtetasit: Jorgo Binjaku, 36 vjeç, lindur në fshatin Lavdar dhe banues në fshatin Ravonik të rrethit të Korçës, Gëzim Shaho, 35 vjeç, lindur e banues në fshatin Turan të rrethit të Korçës.

Mësohet se të rinjtë kanë qënë në gjëndje të dehur  dhe fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambjentet e spitalit  dhe më pas kanë filluar të  grinden  me personelin mjekësor,përkatësisht me mjekët : D.R., 27 vjeç dhe F.M, 32 vjeç. Në konflikt e sipër pacienët e dehur kanë shkaktuar rrëmujë duke përplasur krevatët dhe sërumet e të sëmurëve.

Në njoftimin zyrtar të policisë së Korcës thuhet se me vajtjen e shërbimeve, konflikti është shuar dhe personat e sipërpërmendur janë shoqëruar në ambientet e policisë. Për këtë ngjarje të ndodhur nga DPQ Korçë është ngritur grupi hetimor dhe po vazhdon puna për kryerjen e veprimeve te plota procedurale.

/ Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar