Korçë: Gjendet 4-vjeçari, nuk dinte shqip

Korçë: Gjendet 4-vjeçari, nuk dinte shqip

Policia e Korçës ditën e sotme ka gjetur një fëmijë 4-vjeçar, i cili pasi ishte larguar nga familjarët e tij ka humbur në kodrat e qytetit. Djali  nuk kupton shqip dhe për pasojë policia e ka të vështirë të bëjë identifikimin e tij. Ndërkohë që në komisariat askush nuk ka denoncuar humbjen e fëmijës. Policia njofton

Policia e Korçës ditën e sotme ka gjetur një fëmijë 4-vjeçar, i cili pasi ishte larguar nga familjarët e tij ka humbur në kodrat e qytetit.

Djali  nuk kupton shqip dhe për pasojë policia e ka të vështirë të bëjë identifikimin e tij. Ndërkohë që në komisariat askush nuk ka denoncuar humbjen e fëmijës.

Policia njofton se fëmija është me flokë gështenjë dhe sy ngjyrë kafe, ndërsa në qafë mban një kryq të drunjtë.

Momentalisht fëmija po mbahet në ambientet e policisë së Korçës. Autoritetet vendase bëjnë apel për këdo që ka informacione, të kontaktojë me policinë e Korçës.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar