Korçë, 47-vjeçarja denoncon klinikën greke: Më trafikuan fëmijën

Korçë, 47-vjeçarja denoncon klinikën greke: Më trafikuan fëmijën

Një 47-vjeçare nga Korça dyshon se fëmija i saj është zhdukur 9 vite më parë nga klinika Janica në Greqi. Nëna e femijës i kërkon ndihmë Avokatit të Popullit që të hetojë për rastin e saj. Në një prononcim për “Neës24”, gruaja denoncon klinikën Janica, pasi dyshon se fëmija i saj, për të cilin mjekët

Një 47-vjeçare nga Korça dyshon se fëmija i saj është zhdukur 9 vite më parë nga klinika Janica në Greqi. Nëna e femijës i kërkon ndihmë Avokatit të Popullit që të hetojë për rastin e saj.

Në një prononcim për “Neës24”, gruaja denoncon klinikën Janica, pasi dyshon se fëmija i saj, për të cilin mjekët i kanë thënë se ka lindur i vdekur, mund të jetë trafikuar me qëllim shitjen e organeve.

“9 vite më parë më thanë që foshnja lindi e vdekur, dyshoj se fëmija im është viktimë e trafikut të organeve.”- shprehet gruaja.

Pak kohë më parë Ministri grek i Drejtësisë Haralambos Athanasiu u ka kërkuar autoriteteve gjyqësore të hetojnë çështjen e zhdukjes së 502 fëmijëve romë nga Shqipëria, nga një institucion bamirës në Greqi.

Ministri kërkoi të informohej me të gjitha detajet lidhur me rastin e 502 fëmijëve romë nga Shqipëria, të cilët janë zhdukur në vitet 1998-2002 nga jetimorja “Agia Varvara”.

Në prill 2004 ekzistonte një raport mbi zhdukjen e rreth 500 fëmijëve romë nga Shqipëria, të cilët ishin strehuar në fondacionin “Agia Varvara”. Në vitin 2007 të gjitha dokumentet dhe informatat për këtë rast iu janë përcjellë autoriteteve. Megjithatë, që atëherë e deri sot, asnjë veprim nuk është ndërmarrë.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar