Një 44-vjecar nga Korca ka ushtruar dhunë mbi gruan e tij dhe ka djegur në fytyrë kunatën pasi nuk i kanë dhënë para për të luajtur bixhoz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Bilishtit. Policia bën të ditur se çifti Ilia dhe Brunilda Kordalli prej tre muajsh jetonin të ndarë për shkak
Një 44-vjecar nga Korca ka ushtruar dhunë mbi gruan e tij dhe ka djegur në fytyrë kunatën pasi nuk i kanë dhënë para për të luajtur bixhoz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Bilishtit.
Policia bën të ditur se çifti Ilia dhe Brunilda Kordalli prej tre muajsh jetonin të ndarë për shkak të dhunës sistematike prej 13 vitesh, që 44-vjeçari ushtronte ndaj bashkëshortes. Mësohet se pasi shtetasi Kordalli ka shitur gjithçka në shtëpinë e tij dhe paratë e fituara i ka luajtur në bixhoz, ai ka shkuar mbrëmë në banesën e kunatës (motra e gruas), ku strehohej bashkëshortja dhe dy vajzat e mitura, për të kërkuar para.
Pasi e shoqja ka refuzuar ti japë të tjera të holla, agresori i cili e ka rrahur me grushte dhe shkelma në sy të 2 vajzave, 8 dhe 12-vjeçare të cilat janë përpjekur të ndalojnë babain e tyre. Në të tilla kushte kunata Nexhmie R. ka ndërhyrë, çka sjellë edhe sulmin ndaj saj. Sipas policisë, dhëndri i ka derdhur një tenxhere me gjellë në fytyrë, duke i shkaktuar djegie në një pjesë të fytyrës dhe qafë.
44-vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes por është vënë në pranga nga policia vetëm disa orë më vonë.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *