Korça në këmbë, Skëndërbeu arrin histori në Champions

Korça në këmbë, Skëndërbeu  arrin histori  në Champions

Skënderbeu ka ndezur mbrëmë qytetin juglindor të Korcës dhe përfaqëson në mënyrën më të mirë të mundshme Shqipërinë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.  Nuk kanë mjaftuar 90 minuta lojë për të përcaktuar të kualifikuarin për më tej,  sepse goli nuk ka dalë në dritë. Ka vuajtur shumë formacioni i Josës në këtë

Skënderbeu ka ndezur mbrëmë qytetin juglindor të Korcës dhe përfaqëson në mënyrën më të mirë të mundshme Shqipërinë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.  Nuk kanë mjaftuar 90 minuta lojë për të përcaktuar të kualifikuarin për më tej,  sepse goli nuk ka dalë në dritë.

Ka vuajtur shumë formacioni i Josës në këtë drejtim, duke qenë edhe mjaft i pafat sidomos në kohën shtesë dy herë nga 15 minuta, kur Pejic është bërë protagonist i dështimit para portës kundërshtare, ndërsa portieri serb i Neftcit ka qenë hero i vërtetë.

Ka qenë Nuredin Orelesi, ai që ka ngritur lart një stadium të tërë, të mbushur plot me tifozë, teksa ka realizuar pas shumë e shumë përpjekjesh e gabimesh në finalizim, duke u dhënë të tijve një kualifikim historik. Gjithcka ka ndodhur në minutën e 117-të, kur mesfushori i Skënderbeut,  e ka shfrytëzuar më së miri  topin e dhënë nga Morina, duke  lëshuar një predhë fluturimthi dhe topi i devijuar paksa edhe nga një mbrojtës mik, ka pushuar në rrjetën azere.

Loja mbyllet me rezultatin 1-0, duke i dërguar azerët në shtëpi të skualifikuar, ndërsa korcarët do të luajnë në turin e tretë ndaj Shakter Karagand.
SKENDERBEU 1 – 0 NEFTCI  
Golat: Orelesi 117
SKENDERBEU: Shehi, Gvozdenovic, Radas, Arapi, Ademir, Orelesi, Shkembi, S.Lilaj (Tomic 83′), G.Lika (Morina 77′), J.Sefa (Abazi 57′), Pejic. Trajner: Mirel Josa
NEFTCI: Stamenkovic, Silva, Mitreski, Bertucci, Cardoso (Sadygov 36′), Shukurov, Imamverdiyev (Abdullayev 72′), Ramos, Flavinho,  Ëobay, Platje (Yunuszade 91′). Trajner: Böyükağa Hacıyev
Gjyqtarë: P. Gil, P. Sadczuk, M. Borko ëski (Poloni)
Kartonë të verdhë: Arapi 33′, Abazi 60′, Pejić / Imamverdiyev 7′, Mitreski 53′, Yunuszade 96′, Ramos
Karton i kuq: Mitrevski 90+2′.

 

/Laugert Qosja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar