Kopshti Zoologjik mbyll dyert për “rikonstruktim”

Mbaresa Visha & Pelin Şişman Videoja që tronditi mbarë publikun, e publikuar nga Animal Rescue Albania, ku shfaqej një kalë I dëmtuar nga bualli duket se e shtyu bashkinë e Tiranës të mbyllte dyert e kopshtit. Sipas një punonjëseje të turnit të dytë kemi mësuar se stafi i Kopshtit Zoologjik i ishte drejtuar më parë

Mbaresa Visha & Pelin Şişman

Videoja që tronditi mbarë publikun, e publikuar nga Animal Rescue Albania, ku shfaqej një kalë I dëmtuar nga bualli duket se e shtyu bashkinë e Tiranës të mbyllte dyert e kopshtit. Sipas një punonjëseje të turnit të dytë kemi mësuar se stafi i Kopshtit Zoologjik i ishte drejtuar më parë Bashkisë së Tiranës me një kërkesë për ta larguar buallin nga aty, por kërkesat e tyre nuk ishin marrë në konsideratë. Në një deklaratë të sajën, Bashkia e Tiranës ka fajësuar kryeministrin për shkak se nuk ka miratuar dhënien e Kopshtit Zoologjik në koncesion për t’u rindërtuar me standarde evropiane.

Prej 10 ditësh në derën e kopshtit përballesh me njoftimin “Kopshti është në rikonstruksion”. Në pamje të parë ky lajm na gëzon të gjithëve, pasi ka vite që nuk është vënë dorë mbi këtë pasuri, por e vërteta është ndryshe. Situata në Kopshtin Zoologjik vazhdon të jetë e njëjtë. Punonjësit kanë urdhër të mos lënë askënd të hyjë brenda, madje të mos japin asnjë informacion lidhur me ndryshimet që po bëhen. Ata shfaqen të frikësuar duke thënë se duan të ruajnë vendin e punës.

lama

Pamjet brenda kopshtit vazhdojnë të jenë të njëjta. Teksa afrohesh në vendin ku mbahen kafshët, të duhet të mbash frymën nga erërat e pakëndshme. Kafshët që kanë mbetur në kopsht janë disa: një dhelpër, disa lloje shpendësh, një ujk, dy arinj, dy strucë, disa dele, lama, si dhe bualli. Në kafazin ku mbahej dhelpra vihej re një pëllumb që ishte bërë ushqim për këtë të fundit. Delja dhe dhia bashkëjetonin me disa lama. Bualli vazhdon akoma të qëndrojë afër kafshëve të tjera dhe kafazi në të cilën mbahet nuk është aspak i sigurte. Kafazet e kafshëve janë të shkatërruara, aq sa ke frikë ti afrohesh.

bualli

Kopshti mendohet të rihapet më 10 prill. Deri atëherë shpresojmë që të ketë ndryshuar disa situata e tmerrshme në të cilën ndodhen kafshët.

Kujtojmë se Kopshti Zoologjik i Tiranës është hapur në vitin 1971 dhe gjendet ne fund te digës se liqenit artificial në Tiranë. Ky kopsht ka një sipërfaqe prej 5,97 ha, nga të cilat 4,35 ha janë sipërfaqe të gjelbra, 1,3 ha janë sipërfaqe ujore, 1,8 ha zihen nga rrugë dhe sheshe të vogla dhe 0,14 ha janë sipërfaqe të destinuara për qëndrimin e kafshëve. Kjo pasuri e cila shërben për të pritur vizitorët po degradohet çdo ditë e më tepër.

11039575_1632034117031084_2118386724_n (1)

11106220_1632034093697753_388134576_n IMG_20150331_140102

IMG_20150331_140302

IMG_20150331_141003 (1)

IMG_20150331_141127

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar