Konte: Juve do të vazhdojë të shkruajë historinë

0

Trajneri i “Bjankonerëve” të Italisë, Antonio Konte, pas fitores së mbrëmshme ka treguar se është mjaft i lumtur.

 Ndonëse për skuadrën e Juventusit, parasezoni i zhvilluar nuk ishte për t’u lakmuar, ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku mundi Lazion në superkupë me rezultatin 4-0, ka treguar se janë favorite kryesorë të Seria A të Italisë.

Gjatë një interviste për Rai Sport, Konte tha: “Në konferencën e djeshme për shtyp thash se isha i qetë sepse i njoh lojtarët e mi dhe mbi të gjitha ata janë si burra. E dija se ne do të përballeshim me këtë ndeshje në mënyrën e duhur. Është vetëm një ndeshje, nuk ka nesër dhe ju duhet ta bëni atë sot”.

Entuziazmi u duk kur ai tha: “Ne vazhdojmë të shkruajmë histori, këta lojtarë bënë një paraqitje të shkëlqyeshme dhe ishte fitore e merituar”.“Të mos harrojmë se ne kemi humbur vetëm një ndeshje gjatë 90 minutave, kundër LA Galaxy. Ne e dimë se ende duhet ta shkundim punën stërvitore para-sezonale, por ne merituam fitoren dhe jam shumë i kënaqur”, tha Konte për Rai Sport.
/Bekim Bici/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here